Huw Edwards është deklaruar fajtor për publikimin e fotove të pahijshme të fëmijëve. 62 vjeçari doli sot para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit në Londër.
Sipas informaicioneve, veprat penale dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 dhe kanë të bëjnë me 37 imazhe që janë shpërndarë në një bisedë në WhatsApp.
Ish-prezantuesi i BBC News u arrestua nëntorin e kaluar dhe u akuzua muajin e kaluar. Ai u largua nga BBC në prill dhe ka qenë spikeri i lajmeve i profilit më të lartë dhe më i paguar i korporatës, një nga prezantuesit kryesorë në “Ten O’Clock News” të “BBC One” dhe shpesh zgjidhej për mbulimin kryesor të ngjarjeve të mëdha kombëtare.
BBC shkruan se pas 40 vitesh shërbimi, Huw ka shpjeguar se vendimi i tij është marrë në bazë të këshillave mjekësore nga mjekët e tij. 9 muaj më parë emri i gazetarit u përfshi në një skandal që përfshinte fotografitë e pahijshme të një të mituri.
Në një deklaratë të dhënë në atë kohë, ajo tha se Edwards, u përball me probleme serioze të shëndetit mendor dhe se për këtë nisi të merrte mjekime.
Sipas mediave britanike, ai pagoi një vajzë nën 17-vjeç për foto erotike, çka përbën vepër penale. Edwards punon prej 39 vitesh në BBC në detyra të ndryshme.
Ishte ai që dha lajmin e rëndësishëm për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë, shtatorin e kaluar.