Këto janë pamjet brenda apartamentit që u shkrumbua mëngjesin e sotëm në Durrës pranë ish-fabrikës së bukës, pasi u përfshi nga zjarri.

Dëmet në apartament paraqiten të mëdha, por fatmirësisht nga ngjarja nuk u shënuan persona të lënduar, pasi nuk ndodhej asnjë person në momentin e rënies së zjarrit.

Burimet policore thanë për “DurrësLajm” se në këtë banesë nuk banonte njeri aktualisht.

Forcat zjarrfikëse asistuan menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur për arsye aksidentale.