U konfliktuan për motive të dobëta, policia e Durrësit nis procedimin penal për dy të rinj.
Sipas burimeve policore, 24-vjeçari G.Vilas dhe 31-vjeçari A.Vilas janë përfshirë në një sherr me 3 të rinj të tjerë dhe i kanë goditur me grushte dhe mjet prerës këta të fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit G. V., 24 vjeç dhe A. V., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe mjet prerës shtetasit P. M., D. M. dhe R. M., banues në Durrës”,– bën të ditur policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që përdornin shtetasit e ndaluar, u gjet dhe u sekuestrua një sasi fishekësh manovër.





