Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, në një program televiziv hodhi akuza të forta lidhur me procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prençi theksoi se ishte kandidat potencial pasi edhe pse është larguar prej vitesh nga Policia, i plotësonte kriteret pasi ai nuk është shkarkuar asnjëherë.

Nga ana tjetër Prençi theksoi se vendimi për përjashtimin e tij nga gara është thjesht një vendim politik i marrë nga 3 përfaqësuesit politikë në komisionin e posaçëm.