Pak ditë më parë u publikuan në rrjetet sociale disa foto të mesfushorit Miralem Pjaniç teksa konsumonte alkool dhe shisha në prag të një ndeshje kombëtareje me Bosnje Hercegovinën.
Fill pas publikimit të fotove, Bosnja mori masa duke e përjashtuar Pjaniçin nga grumbullimi i kombëtares. Por mesfushori ka reaguar vetë duke i quajtur lajmet e rreme pasi fotoja ishte e vjetër ndërsa vendimi për tu larguar nga grumbullimi ishte marrë së bashku me trajnerin Ijalo Petev.
“Unë i mohoj këto lajme zyrtarisht. Ishte vendim i përbashkët me trajnerin për të mos luajtur. Meqë ra fjala, kjo fotografi është e vjetër. LAJME TË RREME”, shkruan Pjaniç në llogarinë e tij në Instagram.





