E përfolur nga publiku dhe mediat, sidomos pasi u përjashtua nga lista e deputetëve në Partinë Demokratike, ish-deputetja sëfundmi ia ka "mbathur" nga jeta e zhurmshme politike e kryeqytetit.
Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të shfrytzojë në maksimum mungesën e angazhimeve politike, duke iu rikthyer vendlindjes.
Këtë fundjavë, Topalli po shijon të mirat e fshatit të Shirokës në afërsi të Shkodrës, kjo duket nga fotoja që ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në profilin e facebook-ut.
E veshur si shpeshherë me të zeza, elegante dhe e qeshur ndërsa është fotografuar në një lëndinë.





