Altin Hazizaj, kandidati i skualifikuar për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, e quan një lajthitje të radhës të ligjit dhe humbje të sistemit të drejtësisë.
Sipas Hazizajt vendimi i nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve është bazuar tek rekomandimi i Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me vlerësimin e figurës.
"Letra e derguar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte ne lajthitje me ligjin, sepse prokuroria ka per detyre qe te vertetoje nëse jam është kriminel apo jo.
Prokuroria tek letra e saj e thote te zeze mbi te bardhe Altin Hazizaj eshte i padenuar qofte edhe me 1 dite burg as ne Shqiperi dhe as jashte Shqiperise.
Mua me vjen shume keq qe te 3 anëtaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN! Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi", shkruan Hazizaj.





