Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka folur sërish për përleshjen fizike në këshilltarin socialist Halit Valteri. Nga protesta para bashkisë, Blushi tha se u mbajt për më shumë se 5 orë në komisariat për ta trembur.

“Këtyre horrave do ti tregojmë vendin. Një kryebashkiak që vjen me antiplumb nuk është trim. Trima jeni ju, sepse në zemrat tuaja janë mijëra e mijëra patriotë që do ti tregojnë vendin këtej regjimi.

Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembnin aty, por e kanë marrë përgjigjen të gjithë narkopolicët. Duke zbritur nga shkallët takova një polic, që është këtu, por nuk e identifikoj dot. E di si më tha? E di ti pse ne vijmë me kasketa? Sepse kemi turp ti dalim fëmijëve përpara, kemi frikë se kur të shkojnë në shtëpi do na pështyjnë prindërit tanë”, tha Tedi Blushi.