Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në Tiranë në afërsi të TEG-ut. Një 40-vjeçar i cili udhëtonte me motor u përplas me një betoniere, duke mbetur fillimisht i plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen pak kohë më pas.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”, tha policia në një njoftim të dytë për ngjarjen.

Autoritetet policore thonë se po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.