Bie në prangat e policisë së Durrësit një i ri në qytetin bregdetar.

Mësohet se 28-vjeçari i arrestuar është përplasur me një bordurë në lagjen nr.4 teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.