Ish-futbollisti i Napolit dhe Real Madridit, Fredi Rinkon, ka ndërruar jetë në Kolumbi, ku ishte shtruar në terapi intensive prej tre ditësh, pasi kishte pësuar një aksident të rëndë automobilistik me një autobus.

Një lajm i rëndë ky për futbollin kolumbian.Rinkon, kishte kryer 28 paraqitje për fanellën e Napolit në sezonin 1994/1995, duke shënuar 7 gola.Ishte gjithashtu një shtyllë e përfaqësueses së Kolumbisë.

Me kombëtaren e tij ai mori pjesë në tre Kupa Bote.