Avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence, u detyrua të kthehej dje në një aeroport në Manchester, pasi gjatë ngritjes avioni u përplas me një zog.
Pence ishte nisur për në Uashington në momentin e goditjes dhe në një deklaratë të dalë nga zyra e tij, u tha se avioni Air Force 2, me kujdes të shtuar ishte kthyer përsëri në Manchester.
Pas uljes në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.