Pas një aksidenti të ndodhur katër ditë më parë pranë Kopshtit Zoologjik, ka ndërruar jetë një 33-vjeçar.

Uniformat blu njoftojnë se ai u përplas me trafikndarësen dhe si pasojë e dëmtimeve të marra nga ky aksident ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njofton policia.