Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Milot-Laç.

Policia njofton se 75-vjeçari, këmbësor, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin G. Ll., 18 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Milot-Laç”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 75 vjeç, banues në Kurbin, këmbësor, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital, ditën e sotme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.