17-vjeçari i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

I mituri po kalonte rrugën pranë fshatit Llogara kur 66-vjeçari e përplasi duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.

Ai po shkonte te lokali i gjyshes kur ndodhi ngjarja rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

66-vjeçari u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, sipas policisë.