Një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali. Mediet italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën San Martinos në San Biagio.
E reja shqiptare, Blerina Kryeziu ishte duke ecur përgjatë rrugësduke shkuar në punë, pasi punonte në një restorant, kur u përplas fatalisht.
Pas përplasjes e reja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Fatkeqësisht pas tri ditësh terapi intensive , e reja nuk ka mundur të mbijetojë.





