Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67-vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Çifti i të moshuarve u përplas nga një automjet tip “Seat” pasditen e së shtunës rreth orës 18:15 në në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L,B 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar ciftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën në vijat e bardha.

30 vjeçari u ndalua menjëherë nga policia ndërsa dy të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të Fierit.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve 67-vjeçari nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.