Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan, ku një fëmijë është përplasur nga makina para shkollës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”, teksa i dëmtuar ka mbetur një 14-vjeçar.

Fëmija po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.