Një aksident ka ndodhur në Bathore, ku një 43-vjeçare është përplasur nga një automjet.

Policia njofton se 43-vjeçarja ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.04.2024, në Mjull Bathore, automjeti me drejtues shtetasin R. H. ka aksidentuar shtetasen N. L., 43 vjeçe, këmbësore, e cila është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.