Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 65-vjeçari Ded Bushi, i cili u aksidentua nga një makinë, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë pak orë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
65-vjeçari është dërguar me urgjencë te Trauma, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve të marra.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





