Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





