68-vjeçari i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë.
Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, çka ka sjellë përplasjen.
Sipas informacioneve, fillimisht Amdi Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma.
Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë dy ditë pas aksidentit.
Ngjarja ka ndodh para dy ditesh ku 68-vjecari është përplasur nga një automjet tip audi ku e drejtonte një shtetase 26-vjecare.





