60-vjeçari i cili u aksidentua për vdekje dy ditë më parë në Humelicë të Gjirokastrës nuk është identifikuar ende.
Viktima është personi që shihni në fot, i cili humbi jetën mbrëmjen e 5 janarit, kur u përplas nga një autobus i linjës Vlorë-Athinë.
Më herët banorë të zonës dhe drejtues mjetesh automobilistike njoftuan policinë për një person që kalonte në këmbë rrugën pranë fshatit Humelicë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Viktima e paidentifikuar mendohet të jetë bari ose i pastrehë me probleme mendore.





