36-vjeçarja, e cila u aksidentua më 14 janar të këtij viti në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe ndërroi jetë një natë më parë në spital është Merita Ferracaku.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo nuk ka arritur të mbijetojë. Aksidenti ndodhi më 14.01.2024 rreth orës 23:00, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në drejtim të Shkozës, në vizat e bardha.

Mënjëherë pas ngjarjes ajo u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë një ditë më pas më 15.01.2024, në orën 01:30, është arrestuar shoferi 22-vjeçar R. A., banues në Tiranë. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte i riu, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.