Shpejtësia ka qenë një nga talentet e tij më të mëdha. Por për fat të keq, Mykhailo Mudryk nuk arriti ta përdorë për shumë kohë, të paktën në skenën e madhe të futbollit.

Gjithsesi ukrainasi kërkon të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “ Los Angeles 2028”, por jo si futbollist.

Me këtë sport e ka mbyllur si një nga dështimet më të madha të të Chelsea. Pasi u ble nga Blutë e Londrës për 100 milion euro nga Shakhtar Donjeck, ai është pezulluar për çështje doping.

Jashtë fushave tashmë për një kohë të gjatë dhe me një njollë të rëndë në karrierë, Mudryk ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli për të nisur një tjetër karrierë në atletikë.

24 vjeçari ka nisur punën, duke u stërvitur me sprintierët e kombëtares së Ukrainës. Gjithsesi, rruga do të jetë e gjatë, ndërsa deri te kualifikimi për në “Lojrat Olimpike” të ardhshme, duhet të kalojë disa sprova.

Si fillim duhet të marrë pjesë në garat e kampionatit kombëtar, më pas në ato ndërkombëtare për të arritur normat olimpike për të udhëtuar më pas në vitin 2028 me delegacionin e Ukrainës në Olimpiadën e vitit 2028 në Los Angeles.