Një ngjarje rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Glyfada të Greqisë, pasditen e së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati, ku riu ishte duke rrahur gruan e tij.

Në ato momente në atë rrugë kalon patrulla e policisë dhe vë re ngjarjen, duke ndaluar në vend.


29-vjeçari, nën efektin e drogës ka vrapuar për në banesën e tij, me policinë që i shkon nga pas.

Pasi është futur në banesa, pa i dhënë mundësi policisë të negociojë ai ka qëlluar veten për vdekje.

Pas kontrolleve, u konstatua se i riu ishte përfshirë në një aksident tragiku një ditë më parë, ku kishin mbetur të plagosur dy persona, ndërsa ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve, viktima kishte një të shkuar kriminale, ndërsa në banesën e tij është gjetur edhe një sasi lënde narkotike