Indrit Çelaj, 26-vjeçari që u plagos dje në rrugën "Myslym Shyri", teksa ishte duke punuar ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, i riu nuk ka mundur t'i mbijetojë plagës së marrë nga arma e zjarrit në pjesën e kokës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ku 26-vjeçari u plagos me plumb në kokë nga shtetasi L.V., banues në Tiranë teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë tre katëshe që po rikonstruktohej në pronësi të personit me inicialet B.K..

Vrasësi ka ardhur në mënyrë të papritur dhe e ka qëlluar në befasi me armë në kokë. Ata kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre, dhe më pas L.V ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur rëndë të riun, i cili humbi jetën sot në spitalin e Traumës.