Policia ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Agron Asllani 42 vjeç. Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë sqarojnë se autori i plagosjes është 52-vjeçari me iniciale I.K., për të cilin po punohet për t’u vënë në pranga.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, sqaron policia.

Nderkohe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.