Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku 30-vjeçari N.P. pasi mori ndihmën mjekësore, është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





