Një minator është plagosur në galeritë e kromit të minierës Albchrome të Bulqizës. Mësohet se 36-vjeçari Shkëlzen Disha ka qenë duke punuar në thellësi teksa është dëmtuar në krah.
36 vjeçari ndodhet në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi Sh.D., 36 vjeç, gjatë punës në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë dorën.