Personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur në parakrah mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar, siç njoftoi edhe më herët “DurrësLajm”.
Pak minuta më parë, policia e Durrësit doli me një komunikim zyrtar për mediat lidhur me ngjarjen.
“Informacion paraprak/Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”,- njofton policia.





