Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në një lokal të Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 32-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për shkak të plagës që ka marrë, ndërkohë 17-vjeçari mësohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.