3 qershor 2015 – Për motive të dobëta, një 52-vjeçar ka plagosur me kaçavidë një person me inicialet M. A.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar. Ngjarja është shënuar në lavazhet e fshatit Armen, ku është kryer arrestimi i menjëhershëm i autorit për veprën penale plagosje e rëndë me dashje. Efektivët e Vlorës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kaçavidën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/