Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.

Braçe shprehet se në këtë tragjedi u “poqën të gjallë 26 burra, djem, gra dhe fëmijë në barkun e tyre dhe vajza”. Sipas tij ky është “një krim përbindësh në demokracinë e korrupsionit politik dhe se gjykata prej muajsh mbron babë e bir, shkaktarë të këtij krimi”.

Gjithashtu deputeti përmes këtij postimi i bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në këtë proces që të “bëhen burra dhe të bëjnë detyrën e tyre”.

Postimi i plotë:

KESHTU U POQEN TE GJALLE,

26 BURRA, DJEM, GRA-FEMIJE NE BARK TE TYRE, VAJZA,

NE 15 MARS 2008-SI SOT, NE GERDEC!

Mendojeni veten aty, vereni veten aty, punetore krahu per nje rroge qesharake;

Mendojeni veten aty, pa asnje mase sigurimi e pa asnje mundesi per te shpetuar;

Mendojeni veten aty, pa asnje mundesi per te dhene shpirt si cdokush ne fund te jetes-as kaq nuk paten;

KUPTONI QE KY ESHTE KRIMI ME I PERBINDSHEM NE DEMOKRACI I KORRUPSIONIT POLITIK, KAPJES SE SHTETIT, RENIES JO THJESHT TE SIGURISE NE PUNE POR TE SIGURISE KOMBETARE!

Kur shoh GJELAT POLITIK te bejne gangsterin e perndjekur nga drejtesia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqen mundesine te vinte ne jete;

Nje pjese ju morren jeten, ate femije as e lane te vinte ne jete!

E kuptojne ata gjykates qe prej muajsh bejne sikur gjykojne ne ate gjykate ku po tallet trapi, SE CFARE KRIMI I PERBINDSHEM ESHTE KRYER NE GERDEC!

Ne ane tjeter, A E KUPTOJNE SE TE GJITHE E DINE SE CISHTE GERDECI, I KUJT ISHTE GERDECI SI BIZNES, PERFITIM EKONOMIK, PROCES NGA ATO QE HAJDUTET POLITIKE E FEMIJET E TYRE “BOJN PARE, LEK LEK LEK”?!

A e kuptojne gjyqtaret se nuk po shpetojne BABIN-perfshire ne kete KRIM shuuuuuume me te teper SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-perfshire ne kete KRIM hapur e shume me teper se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndergjegjeje te jetes se NJEREZVE TE SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORE?

Po GJENERALI HOXHA qe po FSHIHET-edhe pse i sigurt,

a e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerezve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?!

BEHUNI BURRA E DESHMONI!

BEHUNI BURRA E VERINI EMRAT QE ISHIN KRIMIT!

BEHUNI BURRA E GJYKONI, NDESHKONI KRIMIN ME MASIV E ME TE PERBINDSHEM NE DEMOKRACI PREJ KORRUPSIONIT!

NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJTE!