Moderatorja Alketa Vejsiu, e cila ka kaluar koronavirusin para një muaji, së fundmi ka postuar simptomat që ka përjetuar gjate atyre diteve.
Alketa ka rrëfyer se nuk e ka kaluar në gjendje të rëndë, por në gjendje mesatare, ku si fillim ka pasur temperaturë, ethe, dhimbje koke, rrufë, ikje te shijimit dhe nuhatjes dhe në ditën e pestë ka pasur këputje. Ajo ka rrëfyer se ka bërë dy here tampon dhe dy herë skaner.





