Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Libohovë për shkak të sëmundjes së antraksit apo siç njihet ndryshe, të plasjes.

Viktima Enver Maçi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku sipas të dhënave nga ky spital, ai ka pasur probleme të mëdha shëndetësore në lëkurë dhe disa organe jetësore.

Mjekët thonë se për të vërtetuar prekjen e viktimës nga sëmundja e antraksit, i janë marrë kampionë të gjakut për t’u analizuar në laboratorin e përkatës në Tiranë.

56-vjeçari ishte nga fshati Libohovë dhe merrej me mbarështimin e bagëtive.