Ugandë, 23 qershor 2014 – Në Buikwe të Ugandës janë rrëmbyer tetë fëmijë që janë vrarë përmes ritualeve të caktuara. Mbetjet e trupave të tyre janë hedhur buzë kanaleve. Për të parandaluar këto rrëmbime të përsëritura, fshatrat kanë krijuar një sistem të thjeshtë paralajmërimi.

Kur ndonjë fëmijë zhduket, fshatarët në ritme u bien tupanëve, përmes të cilëve jepet shenja për të filluar kërkimi. Të tjerët me motoçikleta bllokojnë të gjitha daljet nga rajoni. Kështu këtë vit janë shpëtuar shtatë fëmijë, raporton AP.

Buikwes i ka dalë nami si kryeqyteti i shtrigave të Ugandës. Disa shamanë përdorin pjesë të trupave të fëmijëve për pije që gjoja shtojnë suksesin në biznes, dashuri apo shërim.

Në tërë Ugandën, më 2013, janë zhdukur 729 fëmijë. Në disa raste edhe prindërit janë të dyshuar. Shamanët p.sh. për probleme dhe sëmundje kërkojnë fëmijë që kanë të meta në lëkurë, shenja ose pirsing. Ndërsa, vajzat me vath vriten si masë për mbrojtje!

Për këtë fshatarët janë organizuar dhe janë më të kujdesshëm për fëmijët e të gjithëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/