Dy persona u arrestuan nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se përmes mashtrimit, tentuan t’i mernin një biznesmeni një shumë lekësh. Në kuadër të operacionit “Repeat” u arrestuan Alban Gjoni 19 vjeç dhe Rudor Balla, 25 vjeç, të dy banues në Elbasan, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit F. L., 25 vjeç.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.