Dy vëllezër nga Tirana kanë rënë pre e një grabitje ditën e djeshme në rrugën “Llazi Miho”.

Një 35-vjeçar bashkë me persona të tjerë janë prezantuar si policë dhe u kanë marrë makinën dy vëllezërve.

“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.