RIAD, 12 shkurt 2013– Një sauditi të akuzuar për vrasje dhe një siriani të dënuar për trafik droge u është prerë koka paraditen e sotme në Arabinë Saudite.
Që nga fillimi i vitit e deri tani janë dënuar me prerje koke 12 persona në vendin arab. Sipas agjensisë saudite të lajmeve Spa, lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e këtij vendi.