Për herë të parë në portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery”.
Lajmi është dhënë përmes një postimi në Facebook nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, ku bëhet me dije ndër të tjera se kjo kroçierë është prodhuar një vit më parë dhe lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar.
NJOFTIMI I PLOTË
Krociera M/V “Spirit of Discovery në ujrat e Republikës së Shqipërisë
Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery”.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna:
- Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar.
- Është prodhuar në vitin 2019.
- Ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.
Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.
Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj.