Dy punonjës në një fabrikë për përpunimin e qumështit kanë rënë në prangat e policisë.

“46 vjeçari me inicialet A. K., dhe 39-vjeçari me inicialet M. V., në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës”, njofton policia e Tiranës.

Gjatë muajit të fundit ata kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. 

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Agents”,

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.