Vetëm pak orë pasi sasi të konsiderueshme leshterikësh kishin “zaptuar” shëtitoren “Taulantia”, punonjësit e Ndërmarrjes Komunale realizuan pastrimin e saj në kohë rekord.
Moti i keq që ka pushtuar gjirin e Durrësit që nga dita e hënë ka shkaktuar një sërë problematikash në qytetin bregdetar.
Si pasojë e fortunalit të shoqëruar me reshje shiu, erë të fortë e dallgë të larta, shëtitorja “Taulantia” ishte mbuluar në një pjesë të madhe të saj nga pirgjet me leshterikë.
Ndërkohë, deti i trazuar ka sjellë anomali në lëvizjen e trageteve që lidhin dy brigjet e Adriatikut, pasi një ditë më parë u anulua nisja e mjeteve lundruese nga porti i Barit dhe Ankonës.
Ndërsa gjatë paradites së sotme, një vetratë e madhe xhami rrezikoi të shkëputej nga kati i pestë i një pallati në Durrësi, pasi ishte dëmtuar nga era e fortë.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shembur vetratën dhe evituar një situatë më të rëndë për banorët e pallatit në lagjen nr.1 të qytetit.









