Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas informacioneve, janë dëgjuar të shtëna me armë ku është goditur gjyqtari Astrit Kalaja i cili ka ndërruar jetë në spital.

Autori i ngjarjes është ndaluar.

Kush ishte Astrit Kalaja?

Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor.

Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.

Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.