Në orët e para të mëngjesit, sot një ngjarja e rëndë tronditi Fierin, ku djali plagosi me thikë nënën e tij 50 vjeçe, Drita Çobaj.

Fqinjët thonë se Drita jetonte me vajzën, pasi bashkëshorti i ka vdekur, ndërkohë djali i saj, Klaudio kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania.

Sipas tyre, ai ishte një djali shumë i mirë, ndaj shprehen të habitur për ngjarjen.

30-vjeçari qëlloi me thikë disa herë në trup nënën e tij, e cila ndodhet në spital. Ndërsa ai u arrestua nga policia.

“Njerëz më të mirë më të shkëlqyer, djalë më i mirë. Nuk e e kam besuar. Drita jetonte me vajzën, ndërsa ky jetonte në Gjermani. Djalin e kishte kapur Covidi, e kishte kaluar, por kishte një kollë. Mbase e ka pasur edhe nga Covidi. Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Unë isha në spital, nuk po e besoja. U çmenda me veten time. Asaj i ka vdekur edhe burri”

“Shumë njerëz të mirë. Ai cuni, nuk e di të vriste zoti për të. Ishte shumë i urtë”, tha një tjetër fqinj