Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.4 të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, siguruar në rrugë jozyrtare nga “DurrësLajm“, i plagosuri, rreth 40 vjeç, ka qenë në shtëpinë e tij, në një pallat në këtë lagje, kur autori, rreth 56 vjeç i ka shkuar në shtëpi dhe i ka trokitur në derë.
Kjo sepse ai është ankuar për zhurmën që vinte nga banesa e 40-vjeçarit dhe pasi i ka shkuar në banesë e nuk i është hapur dera, 56-vjeçari ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të 40-vjeçarit, prej të cilave 2 e kanë kapur në trup, respektivisht në gjoks dhe ije.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë së Durrësit, prandaj detajet, identitetet dhe rrethanat priten të mësohen në vijim.
Shiko pamjet nga vendngjarja:





