Mediat greke raportojnë se ka ndërruar jetë 27-vjeçari shqiptar, Mario Mataj, i cili u plagos pasditen e djeshme me armë zjarri në Patra.

I riu shqiptar u raportua i vdekur klinikisht, por vetëm në mesnatë autoritetet shëndetësore konfirmuan humbjen e tij nga jeta.

Sipas mediave greke, në lidhje me këtë ngjarja është arrestuar një person, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë autori.

I arrestuari është me origjinë shqiptare, që sipas dëshmitarëve ka nxitur autorin e vrasjes të qëllojë mbi një grup njerëzish, përfshirë edhe të riun shqiptar.

Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës.

Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua. Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.