Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku 35- vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Sipas banorëve, viktima është nga fshati Levan i Fierit. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin e krimit, ende nuk dihet se cilat janë arsyet e vrasjes.