Arjan Gosa dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ambientet e një lokali në Kavajë.
Mësohet se viktima është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë më shumë se një muaj më parë.
Kujtojmë se Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti po në Kavajë, pas një konflikti me Sali Rexhën. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin.
Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.
Ndërkohë, pritet njoftimi i policisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.





