Një i ri u qëllua me thikë pasditen e sotme në Durrës. I plagosuri është Endri Nekaj, 27vjeç. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti për motive të dobëta, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve. /ABC





